UBT News

​Rrëshqet dheu, mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

Është mbyllur përkohësisht autostrada “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës si rrjedhojë e rrëshqitjes së dheut.

Kahu i segmentit të autostradës ku ka ndodhur shembja e dheut, gjegjësisht në dalje të Prizrenit në drejtim Prishtinës janë krijuar edhe kolona të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës iu ka bërë thirrje thirrje qytetarëve që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Exit mobile version