Një objekt pa leje është rrënuar në Prishtinë.
Pas rrënimi ka reguar i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë ligjin e të mos bëjnë veprimi në kundërshtim me ligjin.
“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve”, shkruan Rama në Facebook.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin”.
“Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, shkruan ai./UBTNEWS