UBT News

Rrëmbehet një e mitur në Drenas

Një e mitur të hënën është rrëmbyer nga dy të panjohur dhe e forcë është futur në veturë. Të njëjtit persona më pas e kanë liruar duke e hedh nga vetura e duke e lënë në rrugë.

Policia njofton se e mitura u dërgua në stacion policor nga disa kalimtarë. Për rastin kanë nisur hetimet.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë . Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

Exit mobile version