UBT News

Rrëmbehen mbi 50 të ftuar në një dasmë në veriperëndim të Nigerisë

Mbi 50 të ftuar janë rrëmbyer nga banditët në një rrugë në shtetin Zafara të Nigerisë Veriperëndimore, por më vonë 20 nga ta u arratisën, konfirmoi një zyrtar lokal.

Viktimat, shumica prej tyre tregtarë të pajisjeve telefonike, po ktheheshin nga një dasmë e një prej kolegëve të tyre kur banditët u zunë pritë autobusëve të tyre përgjatë rrugës Sokoto-Zamfara dhe rrëmbyen mbi 50 prej tyre, konfirmoi Ashiru Zurmi, sekretari i sindikatës së Zamfarës, të dielën.

“Mbi 50 njerëz u rrëmyben, por falë Zotit, 20 nga ta u arratisën”, deklaroi ai.

Zurmi tha se mbi 20 të arratisurit u panë më vonë disa orë pas incidentit që ndodhi të shtunën mbrëma. Ai tha se banditët nuk kanë kontaktuar me sindikatat apo ndonjë nga të afërmit e viktimave.

Rajoni veriperëndimor i vendit po përballet me banditizëm dhe rrëmbim masiv të civilëve dhe studentëve nga grupet e armatosura qe gati dy vjet./UBTNews/

Exit mobile version