Provinca e Idlibit u shokua pasi dy fëmijë që u rrëmbyen të shtunën iu kthyen të vdekur familjarëve të tyre të hënën.
Një e dyshuar në lidhje me rastin u arrestua, konfirmoi kanali televiziv Levant 24 të hënën.
Dy fëmijët, Khaled dhe Fatima ishin kushëri, dhe jetonin në Al-Wafa, një kamp për për sirianët e zhvendosur brenda vendit që ndodhen pranë qytetit Atma në provincën Idlib.
Familjet e tyre nuk dinë detaje tjera rreth rastit, përveç se trupat e tyre u kthyen me një shënim ku thuhej se kjo ishte “një dhuratë” për baballarët, Sheikh Emad al-Hamawi – imam dhe vëllain e tij.
Duke folur para kamerave të mediave lokale, Emad Al-Hamawi iu lut Qeverisë që të gjejë vrasësit. Shumë sirianë reaguan ndaj këtij rasti dramatik në rrjetet sociale, duke theksuar “brutalitetin e papërshkrueshëm” të jetës së përditshme në Siri./UBTNews/
Yesterday, an unknown gang kidnapped two Syrian kids, Khaled and Fatima (3 and 4 years old), from a camp they lived in around Atma N #Idlib.
— Hussam Hammoud (@HussamHamoud) February 20, 2022
Today, they were found around the same camp dead, beaten, and strangled.#Syria unspeakable brutality 🙁 pic.twitter.com/AHOBealK7N