Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar sot lidhur me reagimet ndaj hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Banjskës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros në pagesa.
Në një postim në rrjetin social “X” kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.
Kryeministri Rama kërkoi që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruhet fokusi dhe një sens ekuilibri”, ka shkruar Rama.
Rregullorja e BQK-së- që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt parashikon që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Një gjë e tillë ka sjellë reagime pasi serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.
BE dhe ShA kanë kërkuar shtyrjen e Rregullores për t’u dhënë kohë të mjaftueshme serbëve të përshtaten me të.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur edhe sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).