Emra si Oprah Winfrey, Bill Gates, Warren Buffett, Mark Zuckerberg, janë liderët më të suksesshëm të biznesit në botë.
Shumë prej këtyre liderëve, edhe pse janë shumë të zënë, të paktën një orë në ditë (ose pesë orë në javë) ia dedikojnë aktiviteteve që i konsiderojnë si praktikë mësimi të domosdoshme. Fenomeni quhet “rregulli 5-orësh”.
Ja si liderat më të mëdhenj ndjekin rregullin 5-orësh!
Liderët që ju sjellim më poshtë, gjatë kësaj kohe përqendrohen në tre gjëra: leximi, reflektimi dhe eksperimentimi.
Leximi
Sipas një artikulli të HBR, “Phil Knight, themeluesi i Nike, detyron çdo person që shkon në bibliotekën e tij të heqë këpucët dhe të përulet”.
Oprah Winfrey ia dedikon pjesën kryesore të suksesit të vet librave: “Librat ishin bileta ime drejt lirisë personale. Ajo ka ndarë me botën shumë prej zakoneve të leximit në klubin e saj të librit.
Warren Buffett kalon pesë deri në gjashtë orë në ditë, për të lexuar pesë gazeta dhe 500 faqe të raporteve të korporatës.
Bill Gates lexon 50 libra në vit.
Mark Zuckerberg lexon të paktën një libër të ri çdo dy javë.
Elon Musk është rritur duke lexuar dy libra në ditë, sipas vëllait të tij.
Mark Cuban lexon më shumë se 3 orë çdo ditë.
Arthur Blank, bashkëthemeluesi i Home Depot, lexon dy orë në ditë.
Sipërmarrësi miliarder David Rubenstein lexon gjashtë libra në javë.
Dan Gilbert, pronari i Cleveland Cavaliers, lexon një deri në dy orë në ditë.
Reflektimi
Në raste të tjera, liderët më të pasur në botë, e marrin kohën për të menduar dhe reflektuar.
Drejtuesi ekzekutiv i AOL, Tim Armstrong bën që ekipi i tij të kalojë katër orë në javë për të menduar.
Drejtuesi ekzekutiv i LinkedIn, Jeff Weiner programon dy orë në ditë për të reflektuar.
Brian Scudamore, themeluesi i kompanisë 250 milionë dollarë O2E Brands, kalon 10 orë në javë vetëm për të medituar
Kur miliarderi Ray Dalio bën një gabim, ai logohet në një sistem i cili është publik për të gjithë punonjësit e kompanisë. Më pas, ai planifikon një takim me ekipin e vet për të gjetur shkakun kryesor.
Sipërmarrësja miliardere Sara Blakely prej shumë kohësh mban një ditar. Gjatë një interviste, ajo ka thënë se ka mbi 20 ditarë, në të cilët ka shkruar gjërat e tmerrshme që i kanë ndodhur dhe surprizat që kanë ardhur si rezultat.
Eksperimentimi
Gjatë jetës së tij, Ben Franklin krijonte kohë për eksperimentime, duke ndarë mendime me individë të njëjtë dhe zhvillimin e virtyteve të veta.
Google lejoi gjithë punonjësit e vetë të eksperimentonin me projekte të reja, në 20% të orarit të punës.
Facebook inkurajon eksperimente nëpërmjet Hack-A-Months.
Shembulli më i madh i eksperimenteve është Thomas Edison. Edhe pse ishte një gjeni, Edison iu afrua shpikjes së tij me përulësi. Ai identifikoi çdo zgjidhje të mundshme dhe më pas do të testonte sistematikisht çdo njërën prej tyre.
Nikola Tesla ka thënë: Nëse Edison do t’i duhej të gjente një gjilpërë në kashtë, ai nuk do të ndalonte të arsyetonte se ku ishte mundësia më e madhe të gjendej gjilpëra. Më zellin e ethshëm të një blete do të ekzaminonte kashtë pas kashte , deri sa të gjente objektin e kërkimit të tij.
Fuqia e rregullit 5-orësh: norma e përmirësimit
Personat që e aplikojnë këtë rregull në punë kanë një avantazh. Ideja e praktikës së vazhdueshme përballë të punosh fortë edhe shumë, shpesh ngatërrohen. Gjithashtu, krijon fokus më profesional në produktivitetin dhe efiçencës, e jo në normën e përmirësimit. Si rezultat, thjesht pesë orë në javë për praktikë mësimi, do të bëjnë diferencën.
Sipërmarrësi miliarder Marc Andreessen gjatë një interviste të fundit ka thënë: “Unë mendoj se përvetësimi i dijeve dhe si duhet t’i bësh gjërat, është duke u nënvlerësuar shumë. Njerëzit janë duke mbivlerësuar vlerën e thjesht hedhjes në fundin e thellë të pishinës. Sepse realiteti është se njerëzit e tillë përfundojnë të mbytur në pishinë.
Ka një arsye përse ka shumë histori për Mark Zuckerberg. Por, nuk ka shumë Mark Zuckerbergs. Shumë prej tyre janë ende duke notuar përmbys në pishinë.
Nëse do të kaloje kohë me drejtuesit ekzekutivë më të suksesshëm të çdo kohe, do ta kuptoje që ata janë shumë të zgjuar, janë si një enciklopedi njohurish se si ta drejtojnë një kompani dhe është e vështirë ta fitosh gjithë këtë kur je rreth moshës 20 vjeçare. Rruga për të arritur këtë fazë është që çdo njëri duhet të kalojë 5 deri në 10 vjet duke fituar aftësi”.
Si të aplikoni rregullin 5-orësh në jetën tuaj
Njerëzit më të zënë dhe më të suksesshëm në botë gjejnë të paktën një orë për të mësuar çdo ditë. Në këtë mënyrë, edhe ti mundesh ta bësh një gjë të tillë.
Për të krijuar ritualin tënd të mesimit, duhet të ndjekësh tre hapa:
-Gjej kohën për të lexuar dhe për të mësuar, edhe nëse je shumë i zënë.
-Përdor kohën e mësimit pa e zvarritur, ose të biesh pre e shpërqendrimeve.
-Vlerëso rezultatet që merr nga çdo orë që mëson.
Lajmi i mirë është që nuk të duhet të rikrijosh rrotën. Në pak vite kjo do të kthehet në rutinën tuaj të mësimit, të kaloni disa orë në ditë për të mësuar edhe nëse jeni një prind i zënë me punën dhe familjen, fjetjes së mjaftueshme apo jetës aktive që ecën shumë shpejt.
Në këtë mënyrë këto rituale do të jenë çelësi i suksesit të sipërmarrjes dhe jetës suaj./dritare.net