Ankthi është një ndjenjë e përgjithshme shqetësimi, e cila shpeshherë lidhet me ndonjë krizë që ka të bëjë me jetën e personit.
Për të shmangur ankthin, shumë njerëz do të praktikojnë aftësitë e sjelljes njohëse, ku një nga aftësitë më informale të kësaj lloj metode është teknika 333.
Ekspertët thonë se kjo është një aftësi e lehtë që mund ta mbani mend dhe që mund ta përdorni në momentet kur keni ndjenjë shqetësimi.
Kjo ndjenjë nuk përjetohet njëjtë tek të gjithë persona, tek disa ndodh në vende të mbushura me njerëz, ndërsa tek të tjerët ndonjë situatë tjetër siç është ndonjë fobi, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët në “ChoosingTherapy” thonë se teknika 333 mund t’ju ndihmojë të dalloni pamjet, tingujt dhe teksturat, duke ju bërë të tejkaloni momentin e shqetësimit.
Për të praktikuar këtë teknikë, sipas ekspertëve që ju duhet të kërkoni dhe identifikoni, tri gjëra që mund të shihni, tri gjëra që mund të dëgjoni dhe tri gjëra që duhet të prekni.
“Rregulli 333 ju nxjerr nga koka mendimet shqetësuese, duke përdorur shqisat tuaja si një mënyrë për t’u rilidhur me trupin tuaj në mes të simptomave negative të ankthit, duke përfshirë mendimet ndërhyrëse dhe sulmet e panikut”, thonë ekspertët.
Tutje, ata shtuan se fokusimi në këto tri gjëra mund t’ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm vizualisht për gjërat që keni përreth.