Mbikëqyrësi i medias ruse, Roskomnadzor, bllokoi të premten aksesin në faqen e internetit të radiostacionit francez RFI për shkelje të ligjit që ndalon shpërndarjen e informacionit të rremë ose ekstremist.
Roskomnadzor nuk specifikoi sesi radiostacioni kishte rënë në kundërshtim me ligjin.
Faqja e internetit RFI u shfaq në bazën e të dhënave të Roskomnadzor të faqeve të bllokuara të internetit dhe gazetarët e AFP në Moskë nuk ishin në gjendje të hynin në faqet e internetit të stacionit në anglisht, frëngjisht ose rusisht.
Rusia ka përshpejtuar përpjekjet për të heshtur mediat e pavarura dhe kundërshtarët e qeverisë që nga fillimi i ashtuquajturit “operacion ushtarak” të Moskës në Ukrainë më 24 prill.
Ajo ka kufizuar aksesin në dhjetëra media të pavarura, duke bllokuar gjithashtu aksesin në Facebook, Twitter dhe Instagram./UBTNews/