Televizionit të pavarur rus, TV Rain i është lëshuar një leje transmetimi pesëvjeçare nga autoriteti holandez i medias, thuhet në njoftimin e rregullatorit holandez.
Vendimi erdhi pas atij të Letonisë për t’ia anuluar licencën kanalit në fillim të muajit dhjetor, pasi kompania u cilësua si kërcënim për sigurinë kombëtare.
TV Rain me prirje liberale, i njohur si Dozhd në rusisht, kaloi në transmetim nga Letonia dhe vende të tjera gjatë muajit korrik, pasi u detyrua të mbyllte studion e tij në Moskë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kanali ndaloi transmetimin në Letoni, Estoni dhe Lituani më 8 dhjetor./UBTNews/