UBT News

Rregullat e reja për veturat elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve miliarda

Rregullat e reja tregtare të Brexit që mbulojnë veturat elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve evropianë 3.75 miliardë funta gjatë tri viteve të ardhshme, ka thënë një organ i industrisë.

Përmes këtyre rregullave synojnë të sigurojnë që makinat elektrike të prodhuara në Bashkimin Evropian janë bërë kryesisht nga pjesë me burim lokal. Por prodhuesit në të dy anët e Kanalit thonë se nuk janë gati.

Gjithashtu Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave paralajmëroi se masat mund të reduktojnë prodhimin nga fabrikat e BE-së me 480 mijë automjete.

Problemi kryesor qëndron në të ashtuquajturat “rregulla të origjinës” që hyjnë në fuqi gjatë muajit janar. Ato zbatohen për dërgesat e veturave nëpër Kanal sipas kushteve të marrëveshjes së Brexit, Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB-BE./UBTNews/

Exit mobile version