UBT News

Rrahu me shufër metalike një person, arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar personin me inicialet A.F. (42) nën dyshimet se më 19 dhjetor 2023, ka rrahur një person tjetër rreth orës 21:51 në rrugën “Nikë Prela” në Ferizaj, pas një mos marrëveshje.

I dyshuari ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version