UBT News

Rrahu gruan dhe vjehrrin, arrestohet ferizajasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, pasi i njëjti kishte rrahur gruan e tij e më pas edhe babain e saj.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi”.

“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe më herët kishin të raportuara raste të dhunës në familje.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48-orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe sulmi”.

Exit mobile version