Një burrë u arrestua dje në Prizren, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Policia sot informoi se njërës prej viktimave iu ofrua ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Pas intervistimit njërës prej viktimave i është dhënë ndihmë mjekësore”, u bë e ditur në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit iu caktua masa e ndalimit policor për 48 orë.