Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet E.E., pasi dyshohet për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘kanosja’.
Gjykata njofton se më 14 gusht, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, i pandehuri me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Nga data 14 gusht e në vazhdimësi i pandehuri E.E., e kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij/viktimën e ndjeshme me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarës “kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën, me mua nuk e keni lehtë dhe nuk ka me ju dal mirë” me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftim.