UBT News

Rrahu bashkëshorten, arrestohet një i dyshuar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar nga fshati Damjan i Gjakovës për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version