UBT News

Rrahu bashkëshorten, arrestohet një 55-vjeçar në Ferizaj

Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj nën dyshimet për dhunë në familje. Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se personi me inicialet Q.T, i moshës 55-vjeçare, i cili si shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet H.F, e moshës 45-vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje & Lëndim trupor”./UBTNews/

Exit mobile version