UBT News

Rrahu babanë e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version