Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshje që ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë. Policia njofton se në këtë përleshje janë përdorur edhe mjete të forta.
“Dje rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Elena Gjika” në Prishrinë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta.Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin; N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes./UBTNews