Është arrestuar një i dyshuar nga fshati Zllakuqan i Klinës për sulm fizik ndaj një personi. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews