Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Klinë, pasi që të njejtit për shkak të një mosmarrëveshje rreth transportit të udhëtarëve, janë përfshirë në rrahje.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se ata kanë pësuar lëndime trupore, dhe kanë marrë tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri lirohet ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së./UBTNews