Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Istog, e ku policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe lëndim i lehtë trupor”.
Policia ka njoftuar se viktima e rastit është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në komunikatën për media të Policisë./EO
