Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dje në Gjilan, për shkak që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy persona.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews