Një i burgosur ka sulmuar një tjetër të burgosur në Burgun e Dubravës. Policia ka njoftuar se i burgosuri kosovar ka rrahur të burgosurin që ishte shtetas jordanez.
“Nga qendra korrektuese Dubravë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull shtetas jordanez. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.