UBT News

Rrahje mes vëllezërve në Malishevë

Një rrahje mes dy vëllezërve ka ndodhur në Malishevë. Policia e Kosovës njofton se deri te rrahja ka ardhur pas një debati, ky i dyshuari e ka goditur atë në fytyrë.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime./UBTNews

Exit mobile version