Tri gra (shtetase të Shqipërisë) dhe një burrë janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi u përfshinë në një rrahje që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.
Tutje në raportin e policisë thuhet se të njëjtit kanë pësuar edhe lëndime trupore, e më pas kanë marrë edhe tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa tri të dyshuarat gra janë liruar në procedurë të rregullt./UBTNews