Pesë persona në Shirokë të Suharekës janë përfshirë në një rrahje mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi