UBT News

Rrahje mes pesë personave në Strellc të Epërm të Deçanit

Policia e Kosovёs ka arrestuar pesё persona tё cilёt ishin rrahur mes vete nё fshatin Strellc i Epёrm tё Deçanit.

Policia njofton se lidhur me rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё.

“Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar. Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё.Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, njofton policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version