Një përleshje ka ndodhur sot në pikën kufitare në Merdarë në mes të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe disa mërgimtarëve të cilët kanë qenë duke pritur në kolonat e gjata për të kaluar kufirin. Dyshohet se shkak për këtë u bë tejkalimi i kolonës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për pajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë arrestuar tre persona për sulm ndaj personit zyrtar. Ajo tha se lëndime trupore kanë pësuar dy policët e sulmuar.
“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë. Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nis një hetim për veprën ‘Sulm ndaj personit zyrtar’”, ka thënë Ahmeti.