UBT News

Rrahje mes katër personave në Drenas, sekuestrohet një pistoletë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llapushnik të Drenasit janë arrestuar katër persona të dyshuar pasi për shkak të një fjalosjeje mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike.

Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./UBTNews/

Exit mobile version