Një i mitur është therrur me thikë nga një 55 vjeçar dje në Mitrovicë, pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje.
Policia njofton në vendin e ngjarjes kanë hasur në njolla gjaku dhe dy gëzhoja. Dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje ne mes dy familjeve, te cilët janë involvuar në rrahje.
“Të arrestuarit janë H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar. I dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe per mjekim te mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.
Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale.
Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.