UBT News

Rrahje masive në Suharekë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rahjes në një restorant në Suharekë mes disa personave.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rrahja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa si pasojë e rrahjes tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar janë intervistuar. Rasti është cilësuar si “lëndim trupor”.

“Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

Exit mobile version