UBT News

Rrahja në Kuvend, Haliti kërkon të ndërpritet seanca

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti derisa ka kërkuar që seanca të ndërpritet për ditën e sotme (e enjte) pas rrahjeve fizike që ndodhen në Kuvend, ka shtuar se sulme të tilla ka pas edhe më herët nga pozita, porse nuk është dënuar askush.

Deputeti Haliti tha se çdoherë në Kuvend ka pas shkelje Kushtetuese, mirëpo sipas tij, asnjë gjykatë nuk ka pasur të drejtë ta dënojë asnjë deputet.

Derisa ka folur rreth situatës së sotme, ai ka përmendur edhe sulmet e kryeministrit Albin Kurti sa ishte në opozitë, duke thënë se çdo sulm i tij në atë kohë është duruar nga deputetët.

“Sidoqoftë, më duket në legjislaturën e dytë kemi pas një përplasje fizike, jo brenda këtu, por jashtë sallës dhe është mbyll pothuajse me një vendim që ka marrë Kryesia e Kuvendit, ta përjashtojë një javë një deputet. Kam pas përplasje edhe unë, njerëz jem, nxehen gjakrat, por kam ditur të duroj. Dhe ujin e albinit e kam duruar, edhe gazin e Albinit e kam duruar, edhe vezët e Albulenës që ja ka dhënë Albinit të më gjuaj ja kam duruar dhe nuk më ka gjet asgjë. Sot, ke pak më ndryshe situata, ne kemi duruar edhe fyerje e çdo gjë, por në Kuvend fuqia e secilit Grup Parlamentar është fjala, kemi të drejtë përveç të ofendojmë njëri tjetrin, kemi të drejte me kritiku qeverinë, sepse qeveria duhet të udhëhiqet nga opozita, në kuptimin e mirë sepse duhet të kontrollohet. Sot, kryetar dhe juve si pozitë edhe qeverisë dhe të gjithë deputeteve, ju kisha sugjeruar pa pas nevojë me hy në debate që për sot të anulohet seanca, të vijmë një ditë tjetër në seancë. Sot, nuk ka kushte, mund ta përdorim forcën e votave e të gjitha, por pas asaj ngjarje për shëndetin e këtij kuvendi, për ftohjen e gjakrave ka nevojë që të paktën sot me mbyll seancën”, tha Haliti.

Ai tha se shkeljet Kushtetuese janë bërë çdoherë nga deputetët.

“Ne kemi pasur situata gjatë funksionimit të këtij Parlamenti disa herë të cilat janë mbyllur pa tensione të mëdha, janë mbyllur edhe në Gjykata, janë mbyll edhe këtu. Kemi bërë shkelje Kushtetuese sa herë që kemi kërkuar që deputetet të lidhen nga Policia, dhe që polica të ndërhyjë ndonjë deputetëve. Drejtësia mund të reagojë vetëm atëherë kur të miratojë Kuvendi i Kosovës me Kushtetutën e Kosovës, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa ja bërë me borxh askush, dhe pa ndryshuar Kushtetutën asnjëherë nuk kemi pas të drejtë të veprojmë. Asnjë gjykatë nuk ka pas të drejtë si ka vepruar që ta dënojë asnjë deputet, në qoftë si është marrë mandati në Kuvend”, ka theksuar Haliti.

Exit mobile version