Gjatë ditës së djeshme në Obliqi janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raport.