Katër persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Lupç i Epërm në Podujevë, e të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ata kanë pësuar lëndime, ndërkohë që pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajte tre prej tyre, ndërsa njëri ka vazhduar mjekimin e mëtejmë nën mbikëqyrjen e njësive policore.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./EO
