Rreth 4 200 kilogramë kokainë u kapën në kontejnerë në portin holandez të Roterdamit.
”Kjo ishte sasia më e madhe e drogës e zbuluar këtë vit”, njoftoi zyra e prokurorit në Roterdam.
Sipas organeve të drejtësisë, kokaina e gjetur mbrëmjen e së shtunës kishte një vlerë të shitjes me pakicë prej rreth 313 milionë euro (362 milionë dollarë).
Droga ishte fshehur në thasë të mbushur me sojë dhe u gjet në dy kontejnerë.
Sipas prokurorëve ngarkesa e sojës nga Paraguaji ishte transferuar në një anije tjetër në Uruguaji dhe pritej t’i dorëzohej një kompanie në Portugali.
Porti i Roterdamit, më i madhi në Evropë, është një nga pikat më të mëdha të transportit të drogës në Evropë./ /os/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.