UBT News

Rosalía thyen rekordet me albumin e ri, 42 milionë dëgjime në Spotify në vetëm pak ditë

Këngëtarja spanjolle Rosalía ka rikthyer vëmendjen e botës së muzikës me publikimin e albumit e katërt, “LUX”, që doli disa ditë më parë dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në platformat muzikore.

Vetëm brenda pak orësh nga publikimi, albumi është bërë fenomen global në Spotify, duke renditur 12 nga 15 këngët e tij në listën e Top 50 këngëve më të dëgjuara në botë.

Kjo arritje e ka pozicionuar atë ndër tre artistet më të dëgjuara në nivel botëror, duke i sjellë gjithashtu të ardhura të konsiderueshme.

“La Perla” – kënga më e dëgjuar e albumit

Kënga që po dominon është “La Perla”, me 4.5 milionë dëgjime, e renditur e pesta në Global Top 50 të Spotify. Pas saj vijnë “Berghain” me 4 milionë dëgjime, dhe “Reliquia”, me afro 3.7 milionë, të dyja ndër dhjetë këngët më të dëgjuara në botë gjatë javës.

Suksesi i plotë i albumit “LUX” në renditje:

“Sexo, Violencia y Llantas”, kënga hapëse, renditet në vendin e 11-të me 3.6 milionë dëgjime.

“Divinize” ndodhet në vendin e 14-të me 3.1 milionë dëgjime.

“Porcelana”, në vendin e 20-të me afro 3 milionë dëgjime.

“Mio Cristo Piange Diamanti” (2.7 milionë dëgjime) – vendi i 23-të.

“Dios Es un Stalker” (2.5 milionë) – vendi i 26-të.

“De Madruga” (2.4 milionë) – vendi i 27-të.

“Mundo Nuevo” (2.3 milionë) – vendi i 31-të.

Në fundin e Top 50-shit ndodhen “La Yugular”, në vendin e 36-të me 2.3 milionë dëgjime, “La Rumba del Perdón”, në vendin e 42-të me mbi 2 milionë dëgjime. “Sauvignon Blanc”, “Memoria” dhe “Magnolias” mbeten jashtë renditjes, me më shumë se 1.8 milionë dëgjime secila.

Fitime të mëdha nga dëgjimet në platforma

Sipas portalit të specializuar, Spotify paguan mesatarisht 3,300 deri 4,400 euro për çdo milion dëgjime. Duke llogaritur 42 milionë dëgjime në ditët e para të publikimit, Rosalía mund të ketë fituar mes 138,000 dhe 185,000 eurove vetëm nga dëgjimet, një shifër që rritet, në varësi të marrëveshjeve me shtëpinë diskografike, botuesit e muzikës dhe llojin e riprodhimit.

Një tjetër sukses ndërkombëtar për yllin katalanas

Me “LUX”, Rosalía ka treguar aftësinë e saj për të përzier zhanre moderne me ndikime tradicionale, duke ruajtur identitet të veçantë muzikor që e ka bërë një nga artistet më novatore të dekadës. Ky album konfirmon statusin e saj si një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare, me një bazë të gjerë fansash që rritet çdo ditë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version