Pothuajse dy muaj pas takimit të tyre në darkë, Katy Perry dhe Justin Trudeau vazhdojnë të takohen, pavarësisht raportimeve që flisnin për një ndarje të mundshme.
Të dy u panë së fundmi në Montreal, ndërsa Trudeau mori pjesë në turneun e Katy Perry-t në Kanada.
Sipas burimeve, çifti ka vendosur të mbajë marrëdhënien e tyre private.
“Ata vazhdojnë të flasin dhe tregojnë interes për njëri-tjetrin,” tha një burim për US Weekly, duke shtuar se lidhja nuk është serioze për momentin, pasi Katy është shumë e zënë me “Lifetimes Tour”-in e saj. Justin do të takohet me të kur të ketë kohë pas turneut në Brazil.
Këngëtarja nisi romancën me Trudeau pas ndarjes nga ish-i fejuari Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy.
Orlando ka thënë se marrëdhënia është e mirë dhe se gjithçka bëhet për të mirën e vajzës: “Ka vetëm dashuri mes nesh,” deklaroi ai gjatë një interviste në Today Show. /A.Z/UBT News/