Pavarësisht zërave që qarkulluan pas premierës së filmit Wicked: For Good në Londër, Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater janë ende në një lidhje.
Çifti u përfol për ndarje pasi gjatë ngjarjes në Leicester Square u mbajtën larg njëri-tjetrit dhe nuk u fotografuan bashkë në tapetin e gjelbër.
Sipas burimeve për The Sun, dyshja “janë ende bashkë, por po përpiqen të shmangin vëmendjen e madhe mediatike”.
Të dy morën pjesë në premierë dhe në after-party-n e mbajtur në Brasserie Zedel, por qëllimisht nuk u panë pranë njëri-tjetrit. Pas mbrëmjes, Ariana u kthye në hotelin e saj, ku më vonë iu bashkua edhe Ethan.
Këngëtarja 32-vjeçare është aktualisht në një tur botëror për të promovuar pjesën e dytë të filmit Wicked, ku luan përkrah Cynthia Erivo. Në premierë, Ariana u shfaq me një fustan elegant të zi, ndërsa Ethan zgjodhi një kostum gri sateni.
Marrëdhënia e tyre ka qenë nën vëzhgim që nga korriku 2023, kur u bë publike pak pasi Ariana u nda nga bashkëshorti Dalton Gomez, ndërsa Ethan ishte ende i martuar me Lilly Jay, me të cilën ka një djalë.
Burimet pohojnë se ndonëse planet për martesë janë pezulluar, çifti vazhdon të jetë bashkë, thjesht më i kujdesshëm ndaj syrit të publikut, derisa të përfundojë promovimi i Wicked: For Good dhe periudha e çmimeve në 2026. /A.Z/UBT News/

