Sot në Romë zhvillohet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës, si dhe përfaqësues të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që përfshin Italinë, Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Çekinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.
Në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe Kryekomisionerja Europiane, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin e Europës, Marta Kos. Objektivi kryesor i samitit është forcimi i përpjekjeve për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përshpejtimi i këtij procesi dhe promovimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili do të drejtojë këtë samit, ka theksuar angazhimin e Italisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke kujtuar rolin e saj në misionet KFOR, EULEX dhe EUFOR Althea. Samiti pritet të riafirmojë mbështetjen e BE-së për vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal./UBTNews/