Të ushqyerit shëndetshëm do të thotë që përfshirja e frutave dhe perimeve në regjimin tuaj ushqimor të jetë një zakon që e praktikoni çdo ditë.
Sipas disa studimeve të fundit në të cilat AgroWeb.org mbështetet, rezulton se është pikërisht familja ajo që luan një rol të rëndësishëm në promovimin e të ushqyerit shëndetshëm. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me detajet e studimit.
Roli që luan familja në mënyrën e të ushqyerit
Fëmijët nga familjet që inkurajohen të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perimeve, kanë më shumë gjasa t’i konsumojnë ato çdo ditë.
Të dhënat vijnë nga projekti “Pro Greens” dhe raportohen nga një ekip studiuesish nga Finlanda, Holanda, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia.
Vakti i drekës që fëmijët marrin apo u jepet në shkollë, kontribuon në shëndetin e tyre. Kjo ndikonte edhe në zakonet e të ushqyerit që fëmijët krijojnë që në vegjëli.
Gjetjet kanë dhënë rezultate të ndryshme në zbulimin e strategjive më të mira që prindërit mund të ndjekin për të inkurajuar fëmijët të ushqehen shëndetshëm.
Ndër faktorët që dhanë rezultate të përziera ishin dallimet në kulturë.
Pavarësisht kësaj, studiuesit vunë re se në mjediset familjare ku konsumi i frutave dhe perimeve është një zakon i përditshëm, bën që edhe fëmijët ta trashëgojnë këtë tipar.
Cilat ishin disa nga metodat më efikase të cilat inkurajonin fëmijët të ushqeheshin më shëndetshëm?
Disa prej tyre ishin:
- Inkurajimi verbal, kur babai apo nëna i inkurajonin fëmijët të konsumonin perime çdo ditë ishte një mënyrëshumë e mirë. Gjithashtu edhe kur fëmijët shihnin vetë prindërit duke konsumuar fruta dhe perime.
- Rutina e të ushqyerit në familje, pra kur në çdo vakt përfshihen ushqime të shëndetshme.
- Konsumi i mezeve të lehta gjatë ditës, ku përbërësit kryesorë janë frutat dhe perimet.
- Fëmijëve ju lejohej të konsumonin aq fruta edhe perime sa ata dëshironin.
- Edhe pse një studim unik, që tregon për lidhjen e rënësishme midis fëmijëve dhe ambientit familjar në të cilin ata rriten, puna ndryshonte tek fëmijët që ushqeheshin në shkollë apo nuk e merrnin ushqimin nga shtëpia.
Si përfundim, ky studim mbështet rolin pozitiv të prindërve dhe mjedisit familjar në përgjithësi në motivimin e konsumit të përditshëm të frutave dhe perimeve nga fëmijët.