Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.
Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë.
“Më në fund, një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë!”, ka shkruar Rohde.