Kuvendi i Kosovës sot ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo u bë e mundur pasi AAK-ja vendosi që t’i votojë të njëjtat, duke ia mundësuar partisë në pushtet kalimin e tyre.
Për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se marrëveshjet janë në të mirë të qytetarëve.
“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, u shpreh Rohde.