Në vazhdën e diskutimeve për hapjen e Urës së Ibrit, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh.
Sipas tij mirëpritet koordinimi siç ka thekuar kryeministri Albin Kurti e poashtu nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës.
“Mbështetje e plotë për @NATO_KFOR-in dhe vijat e qarta të kuqe, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime të ushtarëve dhe civilëve të KFOR-it nuk duhet të përsëriten. Këshillat duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin siç theksoi Albin Kurti”, tha Rohde në një postim në rrjetin social X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës./UBTNews/