UBT News

​Rohde jep lamtumirën: Do të vazhdojmë të jemi partner i madh i Kosovës

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë, ka ndarë një video lamtumirëse në të cilën ka folur për përvojën e tij gjatë qëndrimit pesë vjeçar këtu. Ai ka theksuar se Gjermania do të mbetet partner i madh i Kosovës.

Koha ime në Kosovë së shpejti do të përfundojë. Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë, dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, shëtitjet, kur shikoj majtas drejt Parkut të Gërmisë ku shpesh përdor biçikletën malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Ka qenë një kohë e mrekullueshme këtu”, ka thënë Rohde.

Ai ka përmendur edhe pasardhësin e tij, Rainder Rudolph, të cilit ka thënë se po ia “pason topin”.

Kemi parë shumë zhvillime – liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka edhe gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike – 600.000 kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet, dhe jam i sigurt që lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Ne kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë kuadër, do të doja t’ju kërkoja të shtrini mirësjelljen dhe miqësinë tuaj edhe ndaj pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti. Dhe, duke qëndruar në gjuhën e futbollit, së shpejti do t’ia pasoj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”, theksoi Rohde./D.B/KP

Exit mobile version