Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të sjellë Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me ASMM do ta bëjë këtë të ndodhë”, ka shkruar ambasadori.
Tutje ai ka shprehur përkrahjen institucionale ndaj Institutit FOL.
“Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Evropës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e KiE. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta futur Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë”, shkroi Rohde në “X”.