UBT News

Rohde dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri, thotë se mediat duhet të punojnë lirshëm dhe pa frikë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës, të cilët janë sulmuar me gurë në veri të vendit nga persona të paidentifikuar.

“Ambasada gjermane në Prishtinë dënon ashpër edhe një herë dhunën ndaj gazetarëve. Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm dhe pa frikë nga dhuna. I uroj ekuipazhit televiziv të Klan Kosovës shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.

Të hënën në veri të vendit, specifikisht afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut, është sulmuar me gurë ekipi i mediumit.

Exit mobile version