Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova sot ka qëndruar një orë në heshtje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.
“Siç edhe e kemi përmendur në letrën drejtuar kryeministri Hotit për shkarkimin e Selmanajt, ne u jemi bashkëngjitur mijëra qytetarëve, duke përfshirë ata që tashmë kanë nënshkruar peticionin online, në thirrjen për shkarkimin e menjëhershëm të Selmanajt. Kjo është e drejtë e popullit: të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqësit tanë politikë për të përfaqësuar interesat tona”, thuhet në reagimin e RrGK-së./UBTNews