UBT News

Roboti i shahut ia theu gishtin një djali shtatëvjeçar gjatë Moscow Open

Një robot ia theu gishtin një 7-vjeçari gjatë një ndeshje shahu në Moskë javën e kaluar, raportuan mediat ruse.

“Roboti ia theu gishtin një fëmije. Ky është natyrisht lajm i keq”, deklaroi Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës për agjencinë e lajmeve Tass.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon momentin kur roboti ia theu gishtin 7-vjeçarit. Katër të rritur nxitojnë për t’i dalë në ndihmë atij./UBTNews/

Exit mobile version