UBT News

Roblox vendos masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve online

Roblox do t’i ndalojë fëmijët të bisedojnë me të rritur të panjohur, si pjesë e masave të reja të sigurisë.

Platforma po vendos verifikim të detyrueshëm të moshës për përdoruesit që duan të përdorin opsionet e bisedës, duke nisur në dhjetor në Australi, Zelandë të Re dhe Holandë, e nga janari në gjithë botën.

Roblox është kritikuar për ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe kontaktit me të rritur, dhe aktualisht përballet me disa padi në SHBA. Aktivistët paralajmërojnë se rreziqet mund të vazhdojnë, pavarësisht masave.

Platforma ka rreth 80 milionë përdorues aktivë në ditë, nga të cilët 40% janë nën 13 vjeç. Verifikimi i ri i moshës, i bazuar në fytyrë, do të bëhet i detyrueshëm për qasjen në biseda, duke klasifikuar përdoruesit në grupe të ndryshme moshe.

Lojtarët do të mund të komunikojnë vetëm me persona brenda së njëjtës kategori, përveç kontakteve të besuara.

Nën-13 vjeçarët do të kenë ende të kufizuara mesazhet private, përveç nëse prindërit japin leje. Masat e reja vijnë mes shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë e fëmijëve në platformë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version